Messi dhe Dybala prezantojnë fanellat e reja të Argjentinës

Kombëtarja e Argjentinës ka prezantuar fanellat e reja që lojtarët e saj do t’i mbajnë veshur në Kupën e Amerikës.

Sport

19/03/2019 14:12

Kupa e Amerikës do të zhvillohet këtë vit, duke filluar nga 14 qershori.

Lajm i mirë për Argjentinën është rikthimi i Lionel Messit në kombëtare.

Pikërisht Lionel Messi së bashku me Paulo Dybala, kanë prezantuar fanellat e reja të Argjentinës.

Argjentina në Kupën e Amerikës është pjesë e grupit B, së bashku me Kolumbinë, Paraguain dhe Katarin./Lajmi.net/