Messi dhe Barcelona të gatshëm për Juventusin
Lionel Messi dhe bashkëlojtarët tjerë të tij te Barcelona janë parë tejet të disponuar dhe të gatshëm për finalen e madhe të së shtunës ndaj Juventusit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sport
Messi është parë në një disponim tejet të madh në stërvitjet e sotme që ka bërë bashkë me skuadrën e tij.
Sidoqoftë, në disponim tejet të madh ishin të gjithë lojtarët e Barcelonës, të cilët janë duke u përgatitur për finalen ndaj Juventusit.
Përndryshe, finalja në fjalë zhvillohet të shtunën më 6 qershor në Berlin, ku do të përballen Barcelona dhe Juventusi.