Messi: Botërori 2026 duket larg për moshën time

Lionel Messi ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën argjentinase ‘Ole’ ku ka folur gjerë e gjatë për karrierën e tij duke folur për gjëra shumë të rëndësishme. Mbi të gjitha, ai ka hedhur dyshime nëse do të jetë i pranishëm në Kampionatin Botëror të vitit 2026 duke thënë se për moshën që ka,…

Sport

04/02/2023 15:54

Lionel Messi ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën argjentinase ‘Ole’ ku ka folur gjerë e gjatë për karrierën e tij duke folur për gjëra shumë të rëndësishme.

Mbi të gjitha, ai ka hedhur dyshime nëse do të jetë i pranishëm në Kampionatin Botëror të vitit 2026 duke thënë se për moshën që ka, ai duket mjaftë larg, përcjellë lajmi.net.

“Nuk e di, kam thënë gjithmonë që për shkak të moshës më duket se e kam shumë të vështirë ta mbërrijë. Më pëlqen të luaj futboll, e dua atë që bëj dhe për sa kohë që jam mirë dhe ndihem në formë dhe vazhdoj ta shijoj atë, do ta bëj. Por duket se ka shumë deri në Botërorin e ardhshëm.”, ka thënë Messi.

Tuje kampioni i botës ka zbuluar edhe detaje nga fotoja e tij e famshme në krevat me trofeun e Kupës së Botës.

“Kemi arritur pothuajse në mëngjes në hotel, kemi fjetur shumë pak. Mendoj se me ndryshimin e orës kam fjetur maksimumi një ose dy orë. Ishte ora 6 e mëngjesit dhe unë kisha ndezur tashmë televizorin dhe dhoma ime kishte pamje nga Rodrigo dhe Otamendi, të cilët ishin në anën tjetër. Ata duhet të më kenë dëgjuar të shkoj në banjë, të ngrihem dhe të ndez televizorin. Nuk e di pse kisha përfunduar me Kupën atë natë, ishte në dhomën time, ma kishin lënë. E kisha pranë, u shfaq Rodrigo, u bëra kështu dhe më tha: ‘Eja këtu të të bëj foton’.”, ka zbuluar Messi./Lajmi.net/