Messi bën historinë – kontribut direkt në 1000 gola

Tjetër ndeshje, tjetër faqe e shkruar në histroinë e futbollit nga Lionel Messi.

Sport

22/02/2020 18:48

Ylli i Barcelonës ka realizuar sot katër gola kundër skuadrës së Eibar, në fitoren 5:0 të Barcelonës.

Me katër golat e shënuara sot, Messi ka shkuar në kuotën e 696 golave në karrierën e tij, shkruan lajmi.net.

Argjentinasi numëron edhe 306 asistime të tjera, dhe me këto statistika, ai futet në histori të futbollit si lojtari i parë që ka kontribuuar në realizimin e 1000 golave.

Messi është gjashtë herë fitues i Topit të Artë, dhe nga shumëkush konsiderohet si lojtari më i mirë që ka luajtur këtë sport. /Lajmi.net/