Messi bëhet lojtari i parë në histori të La Liga me 20+ gola dhe 20+ asiste në një sezon

Lionel Messi ka vendosur një tjetër rekord në La Liga.

Sport

11/07/2020 19:50

Ylli argjentinas i Barcelonës, duket sikur në secilën ndeshje ka një rekord për të thyer/vendosur.

Një gjë të tillë ai e ka bërë edhe sot. Ishte minuta e 15’ kur Lionel Messi dhuroi një asistim për Arturo Vidal, për t’i dhënë epërsinë skuadrës së Barcelonës.

Me këtë asistim, Messi bëhet lojtari i parë në histori të La Liga që arrin të regjistrojë 20 gola dhe 20 asistime në një sezon, transmeton lajmi.net.

Lojtari prinë klasifikimin si te realizatorët më të mirë ashtu edhe tek asistuesit. /Lajmi.net/