Messi bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Barçës

Lionel Messi është bërë golashënuesi më i mië në histori të Barcelonës, pasi e arriti shifrën e 371 golave, falë tre golave të realizuar në ndeshjen e La Ligas ndaj Osasunës. Ylli argjentinas e kaloi rekordin e Paulino Alcantaras, i cili në periudhën 1912-1927 i kishte realizuar 369 gola nga 357 ndeshje. Ndërkaq, Messi tash…

Sport

16/03/2014 19:44

Lionel Messi është bërë golashënuesi më i mië në histori të Barcelonës, pasi e arriti shifrën e 371 golave, falë tre golave të realizuar në ndeshjen e La Ligas ndaj Osasunës.

Ylli argjentinas e kaloi rekordin e Paulino Alcantaras, i cili në periudhën 1912-1927 i kishte realizuar 369 gola nga 357 ndeshje.

Ndërkaq, Messi tash i ka dy gola më shumë se ish futbollisti nga Filipinet. ‘Pleshti’ ka realizuar 17 gola në 21 ndeshje në La Liga këtë sezon.

Objektiv i tij i radhës është të bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve.

Ky çmim i takon aktualisht legjendës së Real Madridit, Raul Gonzalez, i cili ka shënuar 71 gola në këtë kompeticion, kurse Messi për momentin është ndalur në 67.