Messi, Barcës: Nëse e transferoni Neymarin, unë do ta bëj këtë gjë

Lionel Messi ka vendosur të përfshihet në rikthimin e Neymar te Barcelona.

Sport

20/07/2019 10:49

Ylli argjentinas është njeriu kryesor pas planit të Barcelonës për të rikthyer në skuadër Neymarin.

Kështu së paku thotë eksperti i futbollist spanjoll, Graham Hunter, përcjell lajmi.net.

Hunter sugjeron se legjenda argjentinase po kushtëzon Barcelonën me kontratën e tij.

“Nëse doni që unë të nënshkruajë një kontratë të re, së pari silleni Neymarin”, raportohet t’u ketë thënë Messi drejtuesve të Barcelonës.

Gerard Pique dhe Luis Suarez, janë dy lojtarët e tjerë që po kërkojnë të njëjtën gjë.

Neymar në vitin 2017 për 222 milionë euro ishte larguar nga Barcelona për t’iu bashkuar PSG./Lajmi.net/