Messi arrin rekord të ri tek Argjentina

Lionel Messi po vazhdon me thyerjen e rekordeve.

Sport

02/07/2021 12:01

Reprezentuesi i Argjentinës, Lionel Messi po vazhdon të thyejë rekorde, këtë herë në nivel Kombëtaresh, shkruan lajmi.net.

Messi me paraqitjen ndaj Bolivisë në Copa America u bë lojtari me më së shumti paraqitje në histori të Kombëtares së Argjentinës.

34 vjeçari la vetes pas emra si, Javier Mascherano, Javier Zaneti, Roberto Ayala e Diego Simeone. Messi me paraqitjen ndaj Bolivisë arriti kuotën e 148 paraqitjeve, vetëm Mascherano kishte arritur 147, dhe tani ai bëhet lojtari me më së shumti paraqitje në histori.

Federata e Argjentinës ia dhuroi një fanellë për ta festuar paraqitjen e veçantë të tij dhe thyerjen e rekordit./Lajmi.net/