Messi apo Ronaldo: “Unë do të zgjidhja Lewandowskin”

Thomas Muller ka sugjeruar se ai më mirë do të luante me kolegun e tij te Bayern Munich, Robert Lewandowski, sesa me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Sport

03/06/2020 16:45

Muller është pyetur nëse ai do të preferonte t’i kishte në ekipin e tij yllin e Barcelonës, Lionel Messin dhe atë të Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi i Bayern tha se stili i tij i lojës do të funksiononte më mirë me Ronaldon sesa me Messin, por ai la të kuptohet se Lewandowski është mbi të dy.

“Ndoshta në vitet e kaluara do të doja të luaja përkrah Lionel Messit, sepse në gjashtë apo shtatë vitet e para të karrierës, unë isha më shumë sulmues pritës”, ka deklaruar Muller, përcjell lajmi.net.

“Unë merrja topin në zonë dhe përpiqesha të shënoja. Në këtë moment, në formën time shumë të mirë, unë ndihmoj në gola”.

“Ndoshta tani më shumë kam nevoj për Cristiano Ronaldon për të shënuar gola, por te Bayer ne kemi Robert “Lewan-goal-ski”. Mendoj se tani ai është opsioni më i mirë se Ronaldo”./Lajmi.net/