Messi apo Ronaldo? Alexander-Arnold jep përgjigjen që i kënaq tifozët e Liverpool

Trent Alexander Arnold ka zhvilluar një bashkëbisedim me fansat e tij në rrjetin social, Twitter.

Sport

11/02/2020 11:59

Në pyetjen se a do të luante përkrah Cristiano Ronaldos apo Lionel Messit, mbrojtësi i Liverpoolit dha një përgjigje që pak kush do ta priste.

‘’Hendo’’, ishte përgjigja e lojtarit, e cila la të habitur shumë ndjekës, transmeton lajmi.net.

Në përgjigjet tjera lojtari nuk befasoi. Kundërshtari më i vështirë me të cilin ishte përballur ishte Messi, kurse dy idhujt e tij në futboll jashtë Liverpoolit ishin Zinedine Zidane dhe Thierry Henry.

Arnold po kalon një sezon të përkryer me Të Kuqtë, ku pas 26 ndeshjeve në këtë sezon Liverpooli i tij është i pamposhtur deri diku edhe falë meritave të mbrojtësit këmbëshpejtë. /Lajmi.net/