Messi, ankthi i rritjes

Në ekstraktet e para nga autobiografia e Lionel Messit, e publikuar në Argjentinë, e përditshmja Ole ka bërë të ditur ankthin e yllit në vegjëli për problemin me hormonet e rritjes. E titulluar ‘El Distino’, libri tregon se Messi i ri vuante nga shqetësimi i madh derisa ballafaqohej me problemet shëndetësore dhe në një rast…

Sport

05/10/2013 15:00

Në ekstraktet e para nga autobiografia e Lionel Messit, e publikuar në Argjentinë, e përditshmja Ole ka bërë të ditur ankthin e yllit në vegjëli për problemin me hormonet e rritjes.

E titulluar ‘El Distino’, libri tregon se Messi i ri vuante nga shqetësimi i madh derisa ballafaqohej me problemet shëndetësore dhe në një rast pyeti një mjek: “A do të jem i gjatë sa duhet për të qenë në gjendje të luajë futboll?”.

“Messi ishte i gjatë 1 metër e 25 centimetra, dhe fluturonte sa herë që ndeshej me ndonjë fëmijë të madhësisë së tij. Ai e dinte se i ishte ndalur rritja. Ai u bë shumë i shqetësuar me fjalën hormon”, shkruan në një pjesë të librit.

Ndër të tjera, Messi mori garanci nga doktori Diego Schwarzstein.

“Ai frikësohej se do t’i themi se nuk mund të jetë i lumtur, nuk mund të luajë futboll, kjo ishte ajo që e bëntë të lumtur, futbolli. Por, në fund ai dëgjoi atë që deshi. Gjashtë fjalë dhe një emër që u desh të dëgjonte: Do të jesh më i gjatë se Maradona”.