Messi: Alves, mbrojtësi më i mirë në botë

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi ka thënë se Daniel Alves është mbrojtësi më i mirë në botë.

Sport

01/06/2015 20:27

Messi e ka përshkruar mbrojtësin e Barcelonës, Daniel Alvesin si mbrojtësin më të mirë në botë.

“Ai është mbrojtësi më i mirë në botë. Është shumë e  vështirë që në ditët e sotme të gjindet një lojtar si ai”, tha Messi për Uefa.com.

Përndryshe, Alves është njëri nga mbrojtësit më të mirë që ka pasur ndonjëherë skuadra e Barcelonës, pasi ka fituar shumë trofe me Blaugranët në disa vitet e fundit.