Messi akoma nuk është rikuperuar nga lëndimi, skenarët e mundshëm për ndeshjen e nesërme

Barcelona do të luajë finalen e parë për sezonin e ri ndaj Athletic Bilbao të vlefshme për Super Kupën e Spanjës.

Sport

16/01/2021 09:56

Ylli i skuadrës, Lionel Messi, nuk dihet akoma nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme, megjithatë ai do të marrë pjesë në listën e skuadrës.

Argjentinasi po ka probleme me muskujt e këmbës së majtë dhe për këtë arsye nuk mori pjesë në gjysmëfinalen ndaj Real Sociedad.

Messi ka shënuar 26 gola në 38 ndeshje të zhvilluara ndaj Bilbaos, duke qenë kështu njëri nga ekipet e tij favorite për të shënuar, shkruan lajmi.net.

Rreziku kryesor qëndron se kapiteni i duhet skuadrës për ndeshjet e ardhshme ndaj Elches, Athletic, Betis, Alaves, Cadiz dhe Sevillas, gjithashtu edhe ndaj PSG.

Skenarët e mundshme për ndeshjen e nesërme janë këta: Nëse Messi starton, Braithwaite do të kthehej në bank rezerv. Nëse ai fillon ndeshjen nga banka rezerv, danezi do të jetë i pranishëm në formacion./Lajmi.net/