Messi, 400 ndeshje
Lionel Messi është vetëm një hap larg nga shënimi i një kapitulli të ri në historinë e Barcelonës. Sonte kundër Levantes në ndeshjen e parë çerekfinale të Copa del Rey, ylli argjentinas do të bëjë paraqitjen e 400’të me gjigantin katalan. Prej debutimit më 2004/05 nën drejtimin e Frank Rijkaard, Messi është bërë titullar i…
Sport
Lionel Messi është vetëm një hap larg nga shënimi i një kapitulli të ri në historinë e Barcelonës.
Sonte kundër Levantes në ndeshjen e parë çerekfinale të Copa del Rey, ylli argjentinas do të bëjë paraqitjen e 400’të me gjigantin katalan.
Prej debutimit më 2004/05 nën drejtimin e Frank Rijkaard, Messi është bërë titullar i pazëvendësueshëm në secilin strateg që e pasoi holandezin në Nou Camp.
Në 9 vjetët e fundit, Messi fitoi 21 tituj: 6 La Liga, 3 Liga të Kampionëve, 2 Copa del Rey, 6 Superkupa të Spanjës, 2 Kampionate botërore për klube, dhe 2 Superkupa të Evropës. Individualisht, Messi fitoi katër herë me radhë Topin e Artë, si futbollisti më i mirë në botë.
Ai triumfoi edhe tri herë të tjera në Këpucën e Artë, si golashënuesi më i mirë i të gjitha ligave evropiane. Krejt kjo, brenda moshës 26-vjeç.