Mësoni të vërtetën e ngjarjes kur gjyqtari e ndëshkoi me të kuq dhe i tregoi gishtin e mesëm futbollistit

Në Letoni janë duke u zhvilluar ndeshje miqësore para rifillimit të futbollit. Për shembull, Riga mundi 2:0 RFS Rigan.

Sport

05/06/2020 13:38

Kishte një moment në këtë ndeshje kur gjyqtari Andris Trajmanis bëri diçka që do të përshkruhej si një skandal ndërkombëtar.

Ai tregoi një karton të kuq për Cedric Cuadio, dhe më pas edhe gishtin e mesëm.

Momenti i parë duket se është një skandal i madh, në një kohë kur në shtetet e bashkuara po zhvillohen protesta për vrasjen e George Floyd, dhe në Evropë, gjithnjë e më shumë futbollistë dhe klube kanë ngritur zërin e tyre kundër racizmit, por nuk është ky rasti.

Gjyqtari i FIFA-s shpjegoi se për çfarë bëhej fjalë, në mënyrë që të mos ketë keqkuptime.

“Shumë më thirrën për të më pyetur se për çfarë bëhej fjalë. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se duhet të shpjegoj në mënyrë që e gjithë situata të mos keq interpretohet”, ka deklaruar gjyqtari, përcjell lajmi.net.

“Gjithçka është e pastër këtu. Më herët, futbollisti tregoi gishtin e mesëm lojtarit kundërshtar, gjë e cila është e ndaluar në një ndeshje futbolli. Kështu që unë i tregova atij kartonin e kuq, dhe pastaj bëra të njëjtën gjë. Unë në atë mënyrë i tregova se po e ndëshkoja që tregoi gishtin e mesëm një lojtari tjetër”.

“Gjithçka është e pastër këtu. Ju lutem mos e keq interpretoni. Shikoni tërë videon, dhe jo vetëm foton”./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CAz-L4XAo0T/