Mësohet zyrtarisht se cili aktor do të luajë rolin e Batman
Pas disa javësh spekulime, aktori ka marrë zyrtarisht rolin e Ben Affleck për "Batman".

ShowBiz
Aktori që fitoi famë si një vampir në filmin “Twilight”, do të marrë një tjetër rol, si hero nate, Batman, shkruan The Guardian, transmeton lajmi.net.
Pattinson 33-vjeç mori rolin nga Ben Affleck, i cili erdhi pas zhgënjimeve kritike dhe komerciale të Batman v Superman: Dawn of Justice and Justice League.
Filmi i parë i Pattinson në këtë rol do të titullohet Batma, me regji të Matt Reeves dhe do të publikohet në qershor të vitit 2021.
Fillimisht planifikohej që xhirimet për këtë film të fillonin në vitin 2017, së fundi u konfirmuar se Robert Pattinson do të jetë ndër emrat që përfshijnë listën e aktorëve të këtij projekti.
Pas paraqitjeve të shkëlqyera te Harry Potter dhe Twilight, Pattinson ka kaluar disa vite duke punuar me regjirosë të tillë si David Cronenberg, David Michôd, vëllezërit Safdie dhe James Grey. /Lajmi.net/