Mësohet transferimi i parë i Mourinhos te Tottenham

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho, po konsideron një lëvizje të mundshme të Zlatan Ibrahimovic drejt Premierligës.

Sport

22/11/2019 08:15

Ibrahimovic është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës dy vjeçare me skuadrën nga MLS, LA Galaxy.

Sipas ‘The Telegraph’, Mourinho i cili mori drejtimin e Tottenham të mërkurën në mëngjes, po shikon mundësinë e rrëmbimit të Ibrahimovic, duke e mposhtur në garën skuadrën e Milanit, përcjell lajmi.net.

Mourinho kishte transferuar Ibrahimovicin si transferim të lirë edhe në vitin 2016 te Manchester United, ku suedezi pati një aventurë mbresëlënëse, duke shënuar 29 herë në 53 paraqitje.

38 vjeçari është larguar nga ‘Old Trafford’ në mars të vitit 2018, por mban një marrëdhënie të fortë me trajnerin portugez.

Dyshja kanë punuar së pari me njëri tjetrin te skuadra e Interit, në sezonin 2008-09./Lajmi.net/