Mësohet skuadra e James Rodriguez për sezonin e ardhshëm

Presidenti i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, është i sigurt se James Rodriguez do të jetë një lojtar i përhershëm i Bayern Munich sezonin e ardhshëm, dhe ‘Goal’ mëson se bavarezët do të aktivizojnë mundësinë për transferimin e mesfushorit .

Sport

09/03/2019 10:58

Ylli kolumbian i është bashkuar Bayern Munich në vitin 2017 në formulën e huazimit nga Real Madrid.

Sezoni i parë te Bayern Munich për James ishte për t’u vlerësuar, kur ai shënoi shtatë gola dhe bëri 11 asistime në 25 ndeshje, por sezoni 2018/2019 e ka bërë atë të ndihet më pak i rëndësishëm nën urdhrat e Niko Kovaç.

Pavarësisht kësaj, Rummenigge, ka shprehur mbështetjen për James, duke thënë se lojtari do të mbetet te Bayern Munich edhe sezonin tjetër.

“Unë besoj fort se ai do të luajë për Bayern Munich edhe sezonin e ardhshëm”, ka deklaruar Rummenigge, përcjell ‘lajmi.net’.

“Unë jam ende tifoz i madh i James dhe jam i sigurt se trajneri Kovac i sheh cilësitë e tij, dhe ai si unë, është shumë i lumtur me të”./Lajmi.net/