Mësohet se sa tifozë të Bullgarisë do të jenë prezent në ‘Fadil Vokrri’

Tifozët e Bullgarisë kanë arritur në Kosovë.

Sport

25/03/2019 14:52

Kosova dhe Bullgaria do ta zhvillojnë sonte përballjen në kuadër të Grupit A, e vlefshme për EURO 2020.

Tifozët bullgarë tashmë kanë disa vende të rezervuara, e që nuk janë të pakët në numër, raporton lajmi.net.

221 tifozë të Bullgarisë do të jenë prezent në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të jetë ndeshje historike për Kosovën , që do të luajë për herë të parë në kualifikimet për Kampionatin Evropian. /Lajmi.net/