Mësohet se sa do të mungojnë Pedri dhe Alba nga lëndimet

Gjiganti spanjoll është duke u përballur me shumë probleme.

Sport

15/09/2021 16:14

Barcelona pësoi humbje të thellë mbrëmë nga Bayerni me rezultat 3-0, shkruan lajmi.net.

‘Blaugranët’ kanë problem të shumta me lëndime dhe duket se mbëmë janë lënduar edhe Pedri Gonzalez e Jordi Alba.

Barcelona gjatë ditës njoftoi se Pedri ka një dëmtim të muskujve në kofshën e tij të majtë, ndërsa Alba ka një dëmtim në kofshën e tij të djathë.

Sipas mediave spanjolle, të dy futbollistët do të mungojnë për rreth tre apo katër javë.

Një lajm shumë i keq ky për trajnerin Ronald Koeman që ka edhe futbollsitë të tjerë të lënduar si Sergio Aguero, Martin Braithwaite e Ousmane Dembele. /Lajmi.net/