Mësohet se kush do ta prezantojë këtë vit “Këngën Magjike” bashkë ne Ardit Gjebrean?

Bëhet e ditur se kush do të jetë nikoqir i "Këngës Magjike" këtë vit.

ShowBiz

07/08/2019 16:45

Arbana Osmani këto ditë është parë teksa po kalonte kohë të bukur bashkë me familjen e Arditit, shkruan lajmi.net.

Moderatorja përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur që së shpejti fillon edicioni i ri i emisionit “Dua të të bëj të lumtur”.

Por, duket se ky nuk është angazhimi i vetëm i Arbanës në televizion, sipas “Revista Class”, Arbana do ta drejtojë “Këngën Magjike” këtë vit bashkë me Ardit Gjebrean.

Mbetet të shihet ditëve në vijim nëse do të konfirmohet nga dy moderatorët.

Për ndryshe, Arbana Osmani gjatë këtyre javëve ka shijuar në maksimum pushimet, ku nuk i ka kursyer aspak fotografitë. /Lajmi.net/