Mësohet se kur do të rikthehen tifozët në stadiume në Serie A
Ministria e Shëndetësisë në Itali shpreson të ketë tifozë në Serie A duke filluar nga muaji gusht apo shtator, por nuk përjashtohet edhe korriku, pasi kufizimet për pandeminë COVID-19 po lehtësohen.

Sport
Numrat kanë rënë në mënyrë të vazhdueshme në gjithë Italinë. Masa e bllokimit janë duke u liruar, me njerëzit që po lejohen të shkojnë në kinema, teatro dhe ngjarje të tjera për sa kohë që ata mbajnë distancën.
“Ne të gjithë e dimë se futbolli pa tifozë nuk është i njëjti”, ka deklaruar sekretari nga Ministria e Shëndetësisë, Carlo Sibilia, përcjell lajmi.net.
“Unë ëndërroj të shoh turmat përsëri në stadium, por duhet të jemi të kujdesshëm. Shpresoj të bëhet e mundur që tifozët të lejohen në gusht ose shtator”.
“Me të dhënat që kemi sot, ne nuk do të jemi në gjendje të garantojmë sigurinë e njerëzve në stadiume, por shpresoj se mund të jemi në gjendje të flasim për këtë në fund të gushtit”./Lajmi.net/