Mësohet muaji kur do të zhvillohet finalja e Finalisima
Është mësuar muaji se kur do të zhvillohet finalja për titullin e ”Finalisima”, ndeshje e cila luhet mes Kampionit në fuqi të Evropës, Spanjës dhe fituresit të Kupës së Amerikës, Argjentinës. Sipas asaj që raporton ”DiarioAs”, Presidentët e dy federatave, Rafael Louzan dhe Claudio Tapia, kanë arritur një marrëveshje që finalja e ‘Finalissima’, të luhet…

Sport
Është mësuar muaji se kur do të zhvillohet finalja për titullin e ”Finalisima”, ndeshje e cila luhet mes Kampionit në fuqi të Evropës, Spanjës dhe fituresit të Kupës së Amerikës, Argjentinës.
Sipas asaj që raporton ”DiarioAs”, Presidentët e dy federatave, Rafael Louzan dhe Claudio Tapia, kanë arritur një marrëveshje që finalja e ‘Finalissima’, të luhet në fund të muajit mars të vitit 2026.
Datat e disponueshme sipas kalendarit të UEFA-s, janë mes 26 dhe 31 marsit, ku Spanja dhe Argjentina do të vendosin datën përfundimtare.
Pasi të caktohet data, mbetet për t’u përcaktuar stadiumi ku do të luhet ndeshja e marsit.
Londra është ofruar të presë përsëri finalen, por ka oferta shumë tërheqëse si nga Katari ashtu edhe nga Arabia Saudite, vendi që deri më tani ka treguar interesin më të madh për të pritur ndeshjen.