Mësohet kundërshtari i radhës i Anthony Joshua

Kampionit të ri të botës, Anthony Joshua, do t’i duhet të ngjitet në ring sërish në muajin qershor.

Sport

08/12/2019 10:14

Joshua të shtunën mbrëma fitoi për të dytën herë titullin e botës në boks në peshat e rënda, duke e mposhtur Andy Ruiz, me vendim unanim të gjyqtarëve.

Sfida e radhës e Joshua do të jetë kundër Oleksandr Usyk.

Presidenti i WBO, ka deklaruar se Joshua do të jetë i detyruar të ndeshet me sfiduesin Oleksandr Usyk, përcjell lajmi.net.

Meçi duhet të zhvillohet brenda 180 ditëve, para 4 qershorit./Lajmi.net/