Mësohet identiteti i 22 vjeçares që vdiq sot nga aksidenti në Kaçanik -Pamje

Rreth orës 07:30 të mëngjesit një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën magjistralen Kaçanik- Hani Elezit. Si shkak i këtij aksidenti humbi jetën një femër. Viktima në këtë rast raportohet se është një 22 vjeçare, Laureta Kuqi. Sipas policisë e njëjta humbi drejtimin e veturës dhe më pas përfundoi duke rënë në humnerë…

Lajme

29/11/2024 13:11

Rreth orës 07:30 të mëngjesit një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën magjistralen Kaçanik- Hani Elezit.

Si shkak i këtij aksidenti humbi jetën një femër.

Viktima në këtë rast raportohet se është një 22 vjeçare, Laureta Kuqi.

Sipas policisë e njëjta humbi drejtimin e veturës dhe më pas përfundoi duke rënë në humnerë disa metërshe.

Tashmë nga vendi i ngjarjes është larguar edhe vetura.

“Ekipe të policisë së rendit të stacionit të Kaçanikut, zjarrfikësit dhe ambulanca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Njësia e Hetimeve të Aksidenteve të Njësisë së Komunikacionit Rrugor të Ferizajt, të cilët pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes kanë mësuar se një veturë Nissan, derisa ka qarkulluar në rrugën magjistrale nga drejtimi i Hanit të Elezit në drejtim të Kaçanikut, me të arritur tek vendi i quajtur ‘Kulla me qeshmë’, shoferja L.K ( F/K) e moshës 22 vjeçare, dyshohet se për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së automjetit, kushteve të rrugës dhe kthesë në të djathtë, ka humbur kontrollin mbi automjet dhe kalon në anën e majtë të rrugës, godet barrierat e rrugës dhe bie poshtë rrugës 32 m, në shtratin e hekurudhës”, thuhet në njoftim

Për të gjitha veprimet e policisë është njoftuar prokurori i shtetit./Lajmi.net/