Mësohet finalisti i parë në Ligën Ballkanike

Sigal Prishtina e di kundërshtarin në finale të Ligës Ballkanike, nëse bardhekaltrit ia dalin të kualifikohen.

Sport

29/03/2016 23:24

Mornar Bar është finalisti i parë në Ligën Ballkanike.

Klubi nga Mali i Zi e fitoi përballjen e dytë ndaj Kozuvit me rezultat të thellë 81-56, për tu kualifikuar në finale.

Ndërsa, skuadra kosovare dhe kampioni i kësaj gare, Sigal Prishtina, nesër në kryeqytet e zhvillon ndeshjen e kthimit në gjysmëfinale ndaj Beroes.

Bardhekaltrit e kanë fituar takimin e parë në Bullgari me rezultat 75-89./Lajmi.net.