Mësohet data e publikimit të këngës së re të Bebe Rexhës

Këngëtarja, Bebe Rexha edhe pak ditë sjell këngën e re.

ShowBiz

12/02/2019 19:20

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha ka bërë publike datën e projektit të ri muzikor, shkruan lajmi.net.

“Last Hurrah”, titullohet kënga e re e Bebes që do të lansohet me 15 shkurt dhe është projekti i saj i parë për 2019.

Presim të shohim se çfarë ka përgatitur këtë herë këngëtarja shqiptare pasi pëlqehet tejet shumë për muzikën që bën.

Së fundmi, Rexha shkëlqeu në “Grammy Awards”, ku këtë vit ishte ceremonia e 61-të e ndarjes së çmimeve. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BtylV8XH20L/