Mësohet çmimi, ja sa do t’i kushtojë Barcelonës shkarkimi i Koeman

Barcelona do detyrohet të paguajë rreth 10 milionë funte në rast që vendosin ta shkarkojnë trajnerin Ronald Koeman.

Sport

20/09/2021 23:40

E ardhmja e teknikut holandez në “Camp Nou” mbetet në dyshime, pavarësisht që ka edhe një vit kontratë, transmeton lajmi.net.

Disa pjesëtarë të bordit të katalunasve thuhet se kanë kërkuar shkarkimin e 58-vjeçarit sepse nuk e shohin si njeriu i duhur që të vendos skuadrën përpara.

Sipas Daily Mirror, do t’i kushtonte Barcelonës 10 milionë euro nëse vendosin ta lirojnë Koeman ka detyra, vlerë që nuk mund ta paguajnë shkaku i krizës financiare.

Ndërkohë, me largimin e Koeman, pasuesi më i mundur thuhet se është legjenda e klubit, Xavi./Lajmi.net/