Mësohet arsyeja pse Klinsmann dha dorëheqje nga posti i trajnerit te Hertha?

Jurgen Klinsmann ka befasuar të gjithë kur dha dorëheqje nga posti i trajnerit te Hertha Berlin.

Sport

17/02/2020 18:18

Vetëm 10 javë pasi merrte drejtimin e skuadrës së kryeqyteit të Gjermanisë, Klinsmann hiqte dorë nga posti i tij.

Bazuar në raportimet e fundit të ‘Kicker’ mund të gjejmë një arsye që mund të ketë shtyrë gjermanin të heq dorë nga puna e tij.

Thuhet se Klinsmann dëshiroi Mesut Ozilin dhe Lukas Podolskin në skuadrën e tij, para se të jepte dorëheqje, transmeton lajmi.net.

Julian Draxler, Emre Can e Mario Gotze ishin emrat tjerë që ishin përmendur nga trajneri i njohur.

Neglizhenca e klubit duke mos afruar asnjërin nga këta emra duket të ishte një nga arsyet për dorëheqjen. /Lajmi.net/