Mësohet arsyeja e vërtetë e largimit të Bonuccit nga Juventusi

Leonardo Bonucci shokoi të gjithë me transferimin e tij nga Juventusi te Milani.

Sport

14/07/2017 22:28

30 vjeçari sot u zyrtarizua si lojtar i Milanit, derisa transferimi i tij do të mbetet më i përfoluri i kësaj vere.

Italiani një vit më parë kishte refuzuar Chelsea dhe Manchester Cityn, që i kishin ofruar oferta të majme në tavolinë, dhe për të befasuar të gjithë zgjedh Milanin, skuadrën më të madhe rivale të Juventusit në Serie A.

Rreth largimit të tij ka shumë zëra në mediet italiane.

Por, ceken raportet e prishura të tij me trajnerin Massimiliano Allegri, zënkat në zhveshtore pas humbjes nga Reali në finale të Ligës së Kampionëve, e kacafytja me Dybalan, të cilin e akuzoi për lojë të butë pas kartonit të verdh në fillim të ndeshjes./Lajmi.net/