Mësohen formacionet zyrtare: PSG – Bayern

Bayern Munich do të jetë nikoqir i Paris Saint-Germain për ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Sport

07/04/2021 19:31

Me fillim nga ora 21:00 do të luhet një ‘ndeshje finale para finales’ mes Bayernit dhe PSG-së, transmeton lajmi.net.

PSG në krye me Mauricio Pochettinon ka vetëm një qëllim në mendje, fitimin e Ligës së Kampionëve, ndërsa Bayern Munich dëshirojnë të shkruajnë histori duke e fituar atë dy sezone radhazi.

Të dy skuadrat kanë mungesa në këtë ndeshje, ku PSG do të jetë pa Marco Verratti dhe Florenzi, e për Bavarezët mungojnë Robert Lewandowski dhe Serge Gnarby.

Më poshtë edhe formacionet zyrtare:

PSG: Navas – Dagba, Marquinhos, Kimpembe, Diallo – Danilo, Gueye – Di Maria, Neymar, Draxler – Mbappé.

Bayern Munich:Neuer (c) – Pavard, Süle, Alaba, Hernández – Kimmich, Goretzka – Sané, Müller, Coman – Choupo-Moting/Lajmi.net/