Mësohen emrat e skuadrave të interesuara për Donis Avdijajn

Donis Avdijaj është rikthyer te skuadra e tij Schalke, pas përfundimit të huazimit në Holandë te Roda.

Sport

30/07/2018 17:39

Por, qëndrimi në Schalke do të jetë i shkurtër, pasi zyrtarë të kësaj skuadre i kanë bërë me dije sulmuesit të Kosovës se nuk është më në planet e tyre.

Kësisoj Avdijaj nuk do të mbetet në këtë klub dhe tani agjenti i tij po punon për një transferim të radhës.

Në Gjermani raportohet për interesimin  disa skuadrave evropiane, veçanërisht atyre nga Turqia.

Dy gjigantët nga Turqia, Besiktas dhe Trabzonspor kanë shprehur interesim për shërbimet e Avdijajt.

Vlen të ceket, se interesim për Avdijajn ka shprehur edhe Newcastel United./Lajmi.net/