Mësohen datat për ndeshjet e kthimit të 1/8 në Ligën e Kampionëve

Ligat më të forta evropiane janë duke planifikuar të kthehen gjatë muajit të ardhshëm, ndërsa të parët që kthehen janë gjermanët, me Bundesligën që sot zhvillon ndeshjet e xhiros së 26.

Sport

16/05/2020 09:28

Francezët kanë përfunduar sezonin, ndërsa shpresa për t’u rikthyer po mbajnë italianët, gjermanët dhe anglezët.

UEFA u ka dhënë përparësi kampionateve vendase, duke kërkuar që të përfundojnë sezonet deri në fillim të gushtit, dhe pastaj ky muaj do të jetë në dispozicion të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Në Ligën e Kampionëve, kanë mbetur për t’u zhvilluar disa ndeshje të kthimit të 1/8 së finales, ku forcat do t’i masin Manchester City – Real Madrid, Barcelona – Napoli, Juventus – Lyon dhe Bayern Munich – Chelsea.

UEFA po punon për orarin e këtyre ndeshjeve, ndonëse nuk ka një vendim zyrtar. Marca pretendon se ndeshjet e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve do të luhen më 7 dhe 8 gusht, ndërsa në Ligën e Evropës më 9 gusht./Lajmi.net/