Mësohen datat e ndeshjeve të fazës së grupeve të L.K për sezonin 2020/2021

UEFA ka vendosur për datat e fillimit të sezonit të ri në Ligën e Kampionëve.

Sport

01/07/2020 18:00

Gara elitare evropiane për klube, sezonin 2020/2021 do ta fillojë nga 20 tetori.

Edicioni i ri i Ligës së Kampionëve, do të nis më vonë sesa zakonisht, dhe e gjitha kjo shkaku i situatës së krijuar nga COVID-19.

Ndeshjet e para në fazën e grupeve do të luhen më 20/21 tetor, dhe ndeshjet e xhiros së fundit të fazës së grupeve më 9/10 dhjetor.

Xhiroja e Parë –  20/21 tetor 2020

Xhiroja e dytë  – 27/28 Tetor 2020

Xhiroja e tretë –   3/4 Nëntor 2020

Xhiroja e katërt – 24/25 Nëntor 2020

Xhiroja e pestë- 1/2 Dhjetor 2020

Xhiroja e gjashtë-  8/9 Dhjetor 2020

Finalja e edicionit 2020/2021 do të luhet më 29 maj./Lajmi.net/