Mësohen çiftet e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Amerikës

Janë mësuar përballjet gjysmëfinale të Copa America.

Sport

04/07/2021 08:58

Brazili, Peruja, Argjentina dhe Kolumbia janë katër gjysmëfinalistët e Copa Americas, shkruan lajmi.net.

Gjysmëfinalja e parë zhvillohet të martën mes Brazilit dhe Perusë nga ora 01:00, ndërsa të mërkurën nga ora 03:00 Argjentina ballafaqohet me Kolumbinë.

Brazili erdhi deri në këtë fazë pasi mposhti Kilin 1-0, Peruja triumfoi ndaj Venezuelës pas penalltive, ashtu siç edhe Kolumbia e mundi Uruguajin ndërsa Argjentina fitoi bindshëm kundër Ekuadorit 3-0.

Priten ndeshje fantastike, duke marrë parasysh yjet që kanë në përbërje këto katër skuadra. /Lajmi.net/