Mësimdhënësi që hodhi në mbeturina flamurin kombëtar dhe plisin, deklarohet i pafajshëm
Mësimdhënësi Muhamed Hajredinaj është deklaruar sërish i pafajshëm për akuzën se hodhi në shportë të mbeturinave flamurin kombëtar dhe plisin. Ndaj tij sot u mbajt seanca e radhës në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Paraprakisht, u lexua edhe aktakuza nga prokurori special, Bekim Kodraliu. “I pandehuri, për shkak të bindjeve të tij fetare, të cilat i…
Lajme
Mësimdhënësi Muhamed Hajredinaj është deklaruar sërish i pafajshëm për akuzën se hodhi në shportë të mbeturinave flamurin kombëtar dhe plisin.
Ndaj tij sot u mbajt seanca e radhës në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Paraprakisht, u lexua edhe aktakuza nga prokurori special, Bekim Kodraliu.
“I pandehuri, për shkak të bindjeve të tij fetare, të cilat i kishte shprehur edhe më herët para nxënësve, kishte marrë flamurin kuqezi dhe plisin dhe, pavarësisht kundërshtimeve të nxënësve, i kishte hedhur në shportën e mbeturinave. Po ashtu, ai kishte larguar nga ora një nxënëse e cila mbante këto simbole kombëtare, me qëllim të pjesëmarrjes në programin festiv të organizuar nga shkolla për Ditën e Flamurit. Me këto veprime, të kryera publikisht, i pandehuri dyshohet se ka nxitur urrejtje dhe mosdurim mes grupeve kombëtare, etnike dhe fetare”, tha Kodraliu.
Sipas atakauzës së Prokurorisë Speciale të ngritur më 24 prill 2025, Muhamed Hajredinaj akuzohet se më 27 nëntor 2024, në objektin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, në cilësinë e arsimtarit të gjuhës angleze, me qëllim të nxitjes së urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit midis grupeve kombëtare, etnike dhe fetare në Kosovë, sapo ka hyrë në klasë dhe i përballur me pamjen dhe simbolet kombëtare shqiptare që nxënësit kishin veshur me rastin e festës së flamurit kombëtare shqiptar, i panehuri për shkak të bindjeve të tij fetare, të cilat i ka shprehur edhe më parë në prani të nxënësve, ka marrë flamurin kuq e zi dhe plisin, dhe përkundër kundërshtimeve të nxënsëve, i ka hedhur në shportën e mbeturinave.
Aktakuza thotë se i pandehuri po ashtu ka larguar nga ora mësimore nxënësen e cila mbante këto simbole, me qëllim të pjesëmarrjes në programin festiv të organizuar nga shkolla për Ditën e Flamurit. Më këto veprime, i pandehuri akuzohet se publikisht ka nxiturr urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve kombëtare, etnike dhe fetare, transmeton lajmi.net.
Me këtë, Hajredinaj akuzohet se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” nga neni 141, par. 4 lidhur me par. 3 të Kodit Penal.