Meshkujt vuajnë nga kokëdhimbja gjatë seksit më shumë se gratë

A vuani shpesh nga kokëdhimbja gjatë seksit? Mos u brengosni, nuk jeni të vetmit.

Lifestyle

14/06/2014 20:14

Sipas një hulumtimi të ri, shumë pak njerëz e kanë raportuar këtë por numri aktual i njerëzve që përjetojnë kokëdhimbje gjatë marrdhënieve seksuale është i lartë.

Dhe meshkujt janë tri herë më të prirur për të pasur kokëdhimbje gjatë seksit, se sa gratë.

\”Shumë njerëz që përjetojnë kokëdhimbje gjatë seksit nuk u tregojnë mjekëve të tyre dhe mjekët zakonisht nuk i pyesin për këtë\”, tha Jose Biller nga Universiteti Loyola në Çikago, i cili ka trajtuar disa pacientë që kishin kokëdhimbje të ndërlidhura me aktivitetin seksual.

Janë tri lloje të kokëdhimbjeve që një person mund t\’i përjetojë gjatë seksit:

Një dhimbje e shurdhër në kokë dhe qafë fillon para orgazmës dhe bëhet edhe më e keqe gjatë rritjes së aktivitetit seksual.

Një dhimbje tjetër shumë e fuqishme koke intensivisht fillon gjatë orgazmës dhe mund të vazhdojë për orë të tëra.

Dhe një lloj i tretë i dhimbjes është që ndodh pas seksit dhe mund të shkojë nga një dhimbje e butë në një dhimbje të jashtëzakonshme. Kokëdhimbja bëhet edhe më e keqe kur personi nuk e ndal aktivitetin e tij seksual dhe reduktohet kur ai e ndalon aktivitetin derisa të i zbutet dhimbja, shpjegoi Biller.

Kokëdhimbjet gjatë aktivitetit seksual mund të jenë të frikshme dhe shumë të dhimbshme. Kjo ndodh gjithashtu edhe për shkak të frustrimit të madh në të dy partnerët, tha ai.