Mesfushori u shit për dy net në hotel

Klubi amerikan Fort Lauderdale Strikers është në qendër të vëmendjes pasi shkëmbeu yllin e mesfushës, për dy net në një hotel. Klubi, që luan në divizionin e dytë të futbollit amerikan, konfirmoi se 25-vjeçari Walter Restrepo u transferua këtë javë në San Antonio Scorpions. Mirëpo, derisa lëvizja e futbollistit nuk është befasi e madhe, marrëveshja…

Sport

09/01/2014 17:50

Klubi amerikan Fort Lauderdale Strikers është në qendër të vëmendjes pasi shkëmbeu yllin e mesfushës, për dy net në një hotel.

Klubi, që luan në divizionin e dytë të futbollit amerikan, konfirmoi se 25-vjeçari Walter Restrepo u transferua këtë javë në San Antonio Scorpions.

Mirëpo, derisa lëvizja e futbollistit nuk është befasi e madhe, marrëveshja në fjalë është vërtetë e veçantë. Në vend të marrjes së një shume të konsideruar parasysh për Restrepon, Fort Lauderdale ka konfirmuar se komplet skuadra do të kalojë dy net në një hotel në San Antonio.

Klubi ka njoftuar se do ta përdorë hotelin si qëndrim për dy ndeshjet e ardhshme në udhëtim gjatë asaj zone.

San Antonio Scorpions sponsorohen nga Crockett Hotel ku Fort Lauderdale planifikon të qëndrojë, dhe besohet se ata personalisht e financuan marrëveshjen.