Mesfushori që po shkëlqen në La Liga, vetëm Lewandowski ka përformuar më mirë

Vetëm Robert Lewandowski ka performuar më mirë në fillimin e sezonit 2019/20 në pesë ligat më të mira të Evropës sesa mesfushori i Sevillas Joan Jordan.

Sport

14/09/2019 10:36

Ish-lojtari i Eibar u transferua te Andaluzianët verën e kaluar për 14 milionë euro dhe ka shënuar një gol në tre ndeshjet e tij të para në La Liga deri më tani këtë sezon.

Sipas Observatorit të Futbollit CIES, Jordan ka grumbulluar 94 pikë në renditjen e të dhënave Opta, krahasuar me 96.7 të sulmuesit polak, i cili ka shënuar gjashtë gola në tre ndeshjet e para te Bayern Munich në Bundesligë, përcjell lajmi.net.

Spanjolli është në nivel të barabartë me mesfushorin e Manchester Cityt, Kevin de Bruyne dhe ata ndiqen nga Sergio Aguero (93.3), Sadio Mane (93), Manuel Lanzini (90.7), Benjamin Pavard (90.3), Timo Werner (90 , 3), Virgil van Dijk (90.3) dhe Toni Kroos (90.3).

Ekipi hulumtues i CIES dhe Opta vlerëson performancën e lojtarëve bazuar në “opsione” të ndryshme metodologjike për të “krahasuar lojtarët e futbollit në një bazë objektive dhe të besueshme”.

Në total, maten gjashtë aftësi të cilat, nga ana tjetër, përbëhen nga nën-seksione të ndryshme: aftësia mbrojtëse, rikuperimet, distribuimi, aftësia për të gjeneruar shanset, driblimi dhe finishi. /Lajmi.net/