Mesfushori i Southampton kryen vizitat mjekësore te Tottenham

Mesfushori i Southampton, Pierre-Emile Hojbjerg do të ketë vizitat mjekësore te Tottenham gjatë ditës së sotme.

Sport

10/08/2020 15:49

Klubet ranë dakord për një marrëveshje javën e kaluar, me 25-vjeçarin duke zgjedhur Spurs përpara Everton.

Ndërkohë, mbrojtësi anglez i Tottenhamit, Kyle Walker-Peter, 23 vjeç, është vendosur të nënshkruajë për Sotton, pasi kaloi një sezon si i huazuar atje, përcjell lajmi.net.

Tarifat janë të panjohura por BBC Sport e kupton që Spurs do t’i paguajë Southampton 3 milionë funte më shumë për Hojbjerg.

Hojbjerg u bashkua me Southampton nga Bayern Munich në 2016, por kontrata e tij skadonte vitin e ardhshëm. /Lajmi.net/