Mesfushori i Bentford: Ndalja e Xhakës mjafton që ta mposhtësh Arsenalin

Mesfushori i Brentfordit, Christian Norgaard ka zbuluar se synuan që ta ndalin mesfushorin Granit Xhaka në fitoren ndaj Arsenalit.

Sport

15/08/2021 17:16

Bentford befasoi të gjithë të premten e kaluar duke mposhtur Arsenalin në xhiron e parë, transmeton lajmi.net.

Norgaard ka zbuluar se synimi ka qenë ta ndalin shqiptarin për të mposhtur “Topçinjtë”.

“Nëse shikonin mesfushën tonë, nuk është ofensivë dhe jo shumë defensivë, por e mirë”.

“Plani ynë ishte të ndalim lojtarët e mirë si Granit Xhaka. Edhe pse disa krijuan përmes Smith-Rowe, ne i mbyllim në të gjithë ndeshjen”.

“Mund t’ia dilnim edhe më mirë, por ishte fillim i mbarë”, tha ai.

Ndërkohë, Xhaka pritet të rinovojë edhe për pesë vite me Arsenalin./Lajmi.net/