Mesfushori çek për Rashicën: Shumë i rrezikshëm

Mesfushori çek i Hertha Berlin, Vladimir Darida, ka lëvdëruar Milot Rashicën para sfidës së të enjtes, që luhet ë Pilzen.

Sport

14/11/2019 16:02

Çekia në ‘Doosan Arena’ pret Kosovën në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, në kuadër të grupit A.

Darida duke komentuar këtë përballje është ndalur te Milot Rashica, duke e konsideruar si një lojtar shumë të rrezikshëm, me cilësi të larta.

“Shumë i rrezikshëm, futbollist me cilësi të larta”, ka deklaruar Darida për sport.cz, përcjell lajmi.net.

“Ai mund të përballë një duel një kundër një, të sjell topin në qendër dhe ta godas”.

“Ne duhet të përgatitemi për të, edhe ta dyfishojmë”./Lajmi.net/