Mesazhi prekës i Mbappe për trajnerin Tuchel

Media të ndryshme kanë bërë të ditur dje se Paris Saint-Germain kanë shkarkuar trajnerin e tyre, Thomas Tuchel.

Sport

25/12/2020 08:14

Ylli i kësaj skuadre, Kylian Mbappe, së pari ka konfirmuar largimin e tij dhe së dyti e ka falënderuar tanimë ish trajnerin e tij, duke thënë se ka shkruar histori me klubin dhe nuk do t’i harroj momentet që i kanë kaluar së bashku.

47 vjeçari ka fituar 6 trofe me klubin parisien dhe e ka udhëhequr PSG-në në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, mirëpo kjo nuk mjaftoj që ai të qëndroj në stolin e Parkut të Princave.

Mbappe ka postuar një foto në rrjetin e tij social instagram me mbishkrimin “Fatkeqësisht është një rregull i futbollit”. Gjithashtu duke i thënë Tuchelit se do ta kujtojnë gjithmonë atë.

“Ju keni shkruar një histori të mrekullueshme në këtë klub dhe dua të ju falënderoj juve”, u shpreh francezi./Lajmi.net/