Mesazhi i tifozit kosovar: Nuk ka vend për racizëm, shtëpia jonë është shtëpia e miqve tanë

Tifozi kosovar ka një mesazh të rëndësishëm për FIFA, UEFA dhe gjithë botën.

Sport

17/11/2019 15:20

Në kohën kur racizmi është kthyer në një kancer për futbollit, kosovarët po tregojnë se janë në një tjetër nivel të kulturës.

Këtë ata po e bëjnë pikërisht kur Anglia, kombëtarja që u sulmua më së shumti, luan në Prishtinë.

Lojtarët me ngjyrë si Raheem Sterling, Chamberlain e të tjerë, janë pritur me shumë ngrohtësi në Kosovë.

Por, një mesazh special ka dhënë edhe një tifoz kosovar.

“Në Kosovë nuk ka vend për racizëm. Shtëpia jonë është shtëpia e miqve tanë. Mirësevjen e dashura Angli” shkruhet në pankartën e tifozit.

Më poshtë mund ta shihni fotografinë. /Lajmi.net/