Mesazhi i Suarezit
Përforcimi i ri i Barcelonës, Luis Suarez i ka dërguar një mesazh ish skuadrës së tij Liverpool, duke i uruar fat në sezonin e ri, ka njoftuar menaxheri i Reds, Brendan Rodgers.

Sport
Brendan Rodgers ka bërë të ditur se Luis Suarez i dërgoi një mesazh ish bashkëlojtarëve të tij nga Liverpool.
Sulmuesi i Barcelonës pritet të debutojë sonte për gjigantin katalan në miqësoren kundër Club Leon në Joan Gamper Trophy por vazhdon të jetë i dënuar me katër muaj moslojë pas kafshimit të mbrojtësit italian Giorgio Chiellini në Kampionatin botëror.
Por, pavarësisht largimit nga Anfield, Rodgers ka thënë se Suarez ende ka mbështetjen e tifozëve të ekipit dhe kontaktoi me menaxherin e Liverpoolit para fitores ndaj Southamptonit në xhiron e parë të Premierligës.
“Ai më dërgoi një mesazh të mirë në mëngjes duke na uruar çdo të mirë dhe i tha ish bashkëlojtarëve të tij të fillojnë fuqishëm. Ai tani është mik i Liverpoolit”, deklaroi Rodgers.
“Ia kam kthyer një përgjigje. Ai është djalosh i mirë por tani ka shkuar. Zemra e tij është në Liverpool. Ai gjithmonë do të jetë i Liverpoolit dhe ishte një veprim i mirë prej tij”, u strategu i Reds.