Mesazhi i Ronaldos para largimit nga Shqipëria (FOTO)

Cristiano Ronaldo është shprehur i lumtur para largimit nga Shqipëria, pas fitores 1:0 të Portugalisë në Elbasan Arena.

Sport

08/09/2015 09:46

Cristiano Ronaldo është i lumtur që Portugalia e tij fitoi ndaj Shqipërisë me rezultat 1:0 në Elbasan Arena në kuadër të Grupit I të eliminatoreve për Euro 2016.

Ai e konfirmoi këtë nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

“Kthimi në shtëpi pas një fitore të madhe”, shkroi ylli i Real Madridit.