Mesazhi i Putinit për Khabibin që nuk do t’i pëlqejë aspak McGregorit

Vladimir Putin e ka mbështetur Khabib Nurmagomedovin për veprimet e tij pas ballafaqimit me Conor McGregor.

Sport

11/10/2018 13:49

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka mbështetur Khabib Nurmagomedovin për veprimet e tij pas ballafaqimit me Conor McGregor në UFC 229.

Putin ka thënë se Nurmagomedov ishte i “provokuar” në Las Vegas dhe kjo zgjoi reagimin e tij të dhunshëm duke sulmuar ekipin e irlandezit.

“Jam i sigurt se edhe babai yt e kupton”, u shpreh Putin, përcjell lajmi.net. “Ishte bërë për të provokuar dhe të përdoret kundër teje gjatë meçit”, shtoi ai.

Putin po ashtu ka kërkuar nga babai i Khabibit të mos tregohet shumë i ashpër në ndëshkimin e tij për sjelljen e luftëtarit kundër McGregorit. /Lajmi.net/