Mesazhi i Plisave për shqiptarët e Malësisë

Z Mobile Prishtinë po e fiton ndeshjen e parë të ‘Final 8’ që po zhvillohet në palestrën e re në qytetin e Rahovecit.

Sport

27/02/2019 17:42

Nga Prishtina në Rahovec kanë udhëtuar edhe një numër i tifozëve nga kryeqyteti, për të mbështetur skuadrën e tyre në përballjen kundër KB Trepçës.

Plisat në fillim të ndeshjes kanë shpalosur një transparent me një mesazh për shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi.

“Malësia jeton, vepron, frymon dhe voton shqip”, është mesazhi i Plisave.

Kujtojmë se për herë të parë në zgjedhjet e Malit të Zi shqiptarët janë bashkuar në një listë të vetme./Lajmi.net/