Mesazhi i Merkelit lidhet me ngjyrat që ajo i veshë!

Kancelarja gjermane Angela Merkel sot po realizon turneun e saj në dy shtetet e Ballkanit, Shqipëri e Serbi. Por, ende pa dal me ndonjë qëndrim lidhur me këto vizita, mediat serbe i kanë bërë një vlerësim supersticioz, duke e analizuar ndikimin e veshjes së saj me disponim.

Fun

08/07/2015 15:33

“Kushtoni vëmendje ngjyrave të xhaketës së saj, sepse zgjedhja nuk është e rastësishme”, nis një shkrim në B92.

Stilin e veshjes së Angela Merkel, madje e ka komentuar edhe i famshmi Karl Lagerfeld i cili e ka quajtur “ok”. Pantallonat e drejtë deri në fund të këmbëve, xhaketa e zgjatur me xhepa që mbërthehet me tri pulla. Flokët e shkurta, aksesorët diskret, makijazhi që nuk bie shumë në sy dhe këpucët e rrafshëta, janë ato që e karakterizojnë kancelarin gjermane.

Por ajo çfarë është interesant se Merkel, sipas këtij shkrimi, ndërron ngjyrën e xhaketës, varësisht nga vendi ku shkon, dhe me kënd atë ditë do të takohet dhe çfarë do të bisedojë me atë. Ngjyra e purpurt dhe vjollce janë për takime më pak formale, ku nuk trajtohen çështje serioze.

Ngjyrën bezhë dhe të bardhë, e veshë vetëm atëherë kur dëshiron të përcjellë mesazh të paqes, e kaltra kur duhet të veprojë me seriozitet por jo shumë strikt sikurse me ngjyrë të zezë, derisa ngjyra e gjelbër tregon optimizëm por edhe qetësi dhe ekuilibrim, shkruan “Mondo”, transmeton lajmi.net.

Besoni apo jo, modelin e xhaketës së saj të famshme e ka shpikur, dizajnerja Betina Sonbek, e cila e ka qepur në më shumë se 90 nuanca, në mënyrë që ti përshtatet çdo rasti.

Por cilën ngjyrë do ta zgjedhë me rastin e ardhjes në Beograd mbetet të shihet…