Mesazhi i McGregor pas vdekjes së babait të Khabib

Conor McGregor i ka bërë nderimet e duhura babait të Khabib Nurmagomedov, i cili ndërroi jetë ditën e premte.

Sport

04/07/2020 09:16

Abdulmanap Nurmagomedov ndërroi jetë të premten në spital pas ndërlikimeve nga një infeksion që rridhte nga koronavirusi.

Trajneri legjendar ishte i shtruar në spital për disa javë pasi pësoi sulm në zemër pas kontraktimit të tij me COVID-19.

“Humbja e një babai, trajneri dhe një përkrahësi të përkushtuar të këtij sporti. Ngushëllime dhe prehu në paq Abdulmanap Nurmagomedov”, ka shkruar irlandezi McGregor, përcjell lajmi.net.

Lajmi për vdekjen e Abdulmanap Nurmagomedov u bë i ditur nga lideri çeçen, Ramazan Kadyrov.

“Lajmet e trishtueshme arritën tek unë, miq, Abdulmanap Nurmagomedov është larguar nga kjo botë”./Lajmi.net/